Sport Shqiptar

Sot e përfaqëson Kosovën në CS:GO – dikur luante për Kombëtaren në futboll

Genc Kolgeci

Bad News Eagles është emri më i përfolur për momentin.

Ata, po mbrojnë ngjyrat e Kosovës në turneun më të madh të video-lojës Counter Strike:Global Offensive.

Eventi që po mbahet në Antwerp të Belgjikës po del të jetë sukses për ekipin shqiptar.

Ndër ta, është edhe Genc Kolgeci – që në botën e CS:GO-së njihet me nofkën “gxx-“.

Genc Kolgeci në PGL Mayor

Ai pati performancë të jashtëzakonshme të marten, përballë ekipit brazilian Imperial Esports – ndaj të cilëve arriti të marrë plot 33 ‘kills’.

Por, para se të ishte lojtar profesionist virtual, Genci ishte pjesë e Përfaqësueses së Kosovës në grupmoshat e reja në futboll, jo më larg se viti 2018.

Genc Kolgeci, numri

Ai luante për klubin e 2 Korrikut, por duket se karriera në sportin më të popullarizuar në botë nuk ishte e thënë të jetë suksesi i tij më i madh.

Genci me përfaqësuesen e Kosovës në fazën përgatitore

Pasi i dha fund eksperiencës në fushën e blertë, Kolgeci ka gjetur veten para monitorit dhe me “maus” e tastierë në dyja duar – po bën krenar çdo shqiptar.

Në fakt, të ndërruarit e profesionit po i shpërblehet atij – në  skenën më prestigjoze të “Counter Strike”. /Shqip.com