Sport Ndërkombëtar

Sot dy super ndeshje, çerekfinalja Evropë – Amerikë Jugore

Kupa e Botës, Katari 2022, është futur në një fazë shumë interesante, duke marrë parasysh se, sot nisin ndeshjet çerekfinale. Në program janë përballjet e dy kombëtareve evropiane me dy nga Amerika Jugore.

Të parët zbresin në fushë Brazili dhe Kroacia, që do të masin forcat mes tyre në stadiumin “Education City Stadium” duke filluar prej orës 16:00.

Kjo do të jetë hera e tretë që Brazili dhe Kroacia do luajnë në Botëror mes tyre. Seleçao i ka fituar dy ndeshjet e mëparshme.

Më pas është radha e Argjentinës së Leo Messit, që në takimin e mbrëmjes (20:00) do të sfidojë Holandën e Louis Van Gaal në një përballje të zjarrtë në “Lusail Iconic Stadium”.

Fituesit e këtyre dy çifteve, do të ndeshen mes tyre në duelin gjysmëfinal të Botërorit. Skuadra tulipane (Holanda) kërkon hakmarrjen pas eliminimit nga pika e bardhë në gjysmëfinalen e Botërorit Brazil 2014.

/Shqip.com