Sot betohen kryetarët e komunave në veri
Publikuar:
(25.05.2023 08:12:47)

Kryetarët e komunave veriore, Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan pritet të betohen sot.
Kryetarët e zgjedhur do të betohen në ndërtesat publike, duke nisur nga ora 10:00.
Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Albin Kurti të mërkurën, ai tha se është normale që tash e 6 muaj këto komuna kanë mbetur pa kryetarë, por edhe qytetarët pa shërbime komunale.
Në ora 10:00 do të betohet kryetari i ri i Zveçanit, Ilir Peci në shkollën e fshatit Boletin, ndërkaq kryetari i ri i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri në Çabër.
Kurse, në ora 13:00 do të betohet kryetari i ri i Leposaviqit, Lulzim Hetemi në Bistricë.
/Shqip.com