Fëmijët e shkollës “Faik Konica” së bashku me prindërit organizojnë protestë, kërkojnë rifillimin e mësimit

Sot bëhen 1 muaj e një ditë që kur nxënësit dhe mësimdhënësit gjenden në grevë.
Shumica e shkollave veçse tashmë kanë filluar me proces mësimorë edhe pse SBASH po vazhdon të këmbgulin në kërkesën e tyre.
Gjatë ditës së sotme Këshilli i Prindërve i shkollës “Faik Konica” ka organizuar një protestë, përmes të cilës kanë kërkuar rifillimin e procesit mësimorë.
Protesta është organizuar në oborrin e shkollës.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë ditës së djeshme është shprehur se Sindikalistëve të PAN-it iu është ndalur sahati me 5 qershor 2017.
“Bëhet fjalë për një inati ndaj qeverisë. Sindikalistëve të PAN-it i është ndalur sahati me 5 qershor 2017. Është keq se sa shumë po humbmi”, theksoi ai.
Kurti është shprehur i bindur se nxënësit dhe prindërit duan që të fillojë mësimi.
“Është dashur të fillojë më 1 shtator. Jam i bindur se nxënësit dhe prindërit duan të nis mësimi dhe mësimdhënësi duan të japin mësim. Nuk duam të bojkotohet shteti pasi shkolla është shteti”, deklaroi ai.
Ndërsa kryetari i SBASHK-ut, Rraman Jasharaj për Shqip.com ka thënë se tendenca e kryeministrit Albin Kurtit për të përçarë anëtarësinë është e kotë.
Jasharaj tha se Kurti është dashur që të zhvillojë takime këtë fundjavë me sindikalistët në vend se të këtyre deklaratave se sindikatat janë të ish-koalicionit PAN.
Mësimdhënësit po kërkojnë miratimin në Kuvendin e Kosovës të Ligjit të Pagave, i cili do t’i rregullonte pagat në sektorin publik në bazë të një hierarkie të detyrave, por deri në miratimin e tij, kërkojnë shtesa në pagë prej 100 eurove në muaj./Shqip.com