Sport Shqiptar

Sonte zgjedhen më të mirët e vitit 2021

Federata e Futbollit të Kosovës

Më të mirët e vitit 2021 do të shpallen sonte.

Federata e Futbollit të Kosovës do të ndaj sonte çmimet për më të dalluarit e vitit që po e lëmë pas, e njohur tradicionalisht si “Laureatët e Vitit”.

Këtë njoftim e ka dhënë FFK-ja, përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare.

Ndër të tjera thuhet se “Federata e Futbollit e Kosovës do të mbajë sot manifestimin tradicional “Laureatët e Vitit”, ku do të nderohen me çmime më të mirët e vitit 2021 në futbollin e Kosovës. Edhe sivjet ceremonia e më të mirëve do të mbahet pa mysafirë, por vetëm me praninë e laureatëve, për shkak të masave në fuqi për mbrojtje nga Covid 19”.

Organizimi do të mbahjet në objektet e Klan Kosovës dhe do të transmetohet drejpërdrejtë në të njëjtin medium.

Për bazë do të merren të gjitha paraqitjet e futbollistëve për vitin kalendarik – jo vetëm për një sezonë të vetëm.

Në kampionatin e kaluar, kampione kishte dalë Prishtina, kurse kupën dhe superkupën e fitoi Llapi.

Ndërsa, sezonin vjeshtor – në vendin e parë e ka mbyllur SC Gjilani./Shqip.com

Njoftimi i plotë nga FFK-ja:

22 dhjetor, 2021 – Federata e Futbollit e Kosovës do të mbajë sot manifestimin tradicional “Laureatët e Vitit”, ku do të nderohen me çmime më të mirët e vitit 2021 në futbollin e Kosovës.

Edhe sivjet ceremonia e më të mirëve do të mbahet pa mysafirë, por vetëm me praninë e laureatëve, për shkak të masave në fuqi për mbrojtje nga Covid 19.

Ky manifestim mbahet në objektin e Klan Kosovës dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në orën 17:00.