Sport Ndërkombëtar

Sonte në Madrid përballen dy “gjigantët” e kryeqytetit spanjoll

Real Madrid & Atletico Madrid.

Në ora 21:00, të dielën – në “Santiago Bernabeu”, do të përballen dy skuadrat më të mëdha në kryeqytetin e Spanjës; Real Madrid dhe Atletico Madrid.

Këtë edicion, kur 16 xhiro janë zhvilluar, Reali është 10 pikë larg Atletico Madridit.

Vetëm fitorja i ndihmon skuadrës së Diego Simeones që të luftojë për titull  në La Liga, këtë edicion.

Por, sonte luan edhe rivali kombëtar i skuadrave madriliane; Barcelona – takimin e zhvillon me Osasuna në “El Sadar”, takimi fillon në ora 16:15.

Dy ndeshjet e tjera janë Vilarreal & Rayo Vallecano dhe Real Betis & Real Sociedad. /SHQIP.COM