Sondazhet e UEFA-s e cilësojnë Ballkanin favorit

Ballkani të enjten e pret një test i vërtetet, ku do të kenë përballë Slavia Praguen.
Ndeshja zhvillohet në “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 21:00.
Sipas një sondazhi të publikuar në faqen e UEFA-s tifozët e shohin skuadrën nga Suhareaka favorit.
52 për qind e votueseve e shohin Ballkanin si fitues, kurse 42 për qind besojnë se do të triumfojë Slavia Prague.

Vetëm gjashtë për qind besojnë se kjo ndeshje do të mbaroj
Ballkanit i duhet një fitore për të mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim tutje.
Djelmoshat e Ilir Dajës gjenden në vendin e fundit në Grupin G, me katër pikë, po aq sa ka edhe Slavia Prague një pozitë më lartë.
Kurse, Sivasspor dhe Cluj kryesojnë në dy vendet e para me nga shtatë pikë.
Ballkani deri më tani në këtë kompeticion ka një fitore, një barazim e dy humbje, të njëjtat rezultate i ka edhe skuadra çeke.
/Shqip.com