Solskjaer: Ka qenë një javë e vështirë

Përkundër kritikave dhe presionit të madh, Ole Gunnar Solskjaer ende është trajner i Manchester United.
Humbja turpëruese ndaj Liverpoolit me rezultat 0-5, u mendua se do të jetë “fund” i norvergjezit, por bordi drejtues i “Djajve të Kuq”, ka vendosur për t’i dhënë edhe një mundësi atij, shkruan Shqip.com.
Në një prononsim për mediat angleze, ai ka thënë se ka qenë një javë shumë e vështirë për të, pas humbjes ndaj “The Reds”.
“Ka qenë një javë e vështirë. Na është dashur të përballemi me rezultatin dhe performancën kundër Liverpool-it, që nuk ishte mjaftueshëm e mirë. Kemi pasur një javë të mirë në fushën stërvitore dhe kemi nevojë për një reagim. Kjo është edhe puna ime për të vendosur lojtarët në kornizën e duhur mendore”, tha ai fillimisht.
Solskjaer, po ashtu ka thënë se ka kaluar shumë momente të vështira si trajner dhe futbollist, por gjithmonë duhet gjetur një rrugë për tu rikthyer.

“Kemi punuar për gjithçka që duhet për një futbollist: strategjinë, planin e lojës, taktikat, aspektin teknik. Kam kaluar disa momente shumë të këqija këtu si lojtar, ndërsa si menaxher 2 ose 3 kriza. Gjithmonë duhet të rikthehesh dhe luftosh përseri”, tha ai ndër të tjera.
Sa i përket rezultateve, United gjendet në pozitën e shtatë, ne 14 pikë. Tetë më pak se Chelsea, që është lidere në Premierligë.
Nëse, Solskjaer shkarkohet në të ardhmen, emri më i lakuar për ta zëvendësuar atë, është Antonio Conte, i cili është pa ekip – për momentin./Shqip.com