Lajme

Sokol Bashota kandidati i PDK-së për kryetar të Klinës

Memli Krasniqi, Sokol Bashota, Vlora Çitaku.

Sokol Bashota do të jetë kandidat për kryetar të Klinës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Njoftimin për kandidaturën e tij e ka publikuar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

“Gjithçka që është zhvilluar në Klinë, që nga pas lufta, e ka vulën e PDK-së. Sokol Bashota ka dhënë shembullin e liderit të devotshëm që u rri afër qytetarëve, që angazhohet për ta, që punon mirë dhe fort për ta, pa lënë askënd prapa”.

Bashota humbi zgjedhjet lokale në vitin 2017 nga Zenun Elezaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Por, për të Krasniqi deklaroi “s’mund ta ketë shansin e dytë”.

“Në këto katër vjetët e fundit, stagnimin e Klinës e ka parë secili. Çdokush mund ta ketë një rast për t’u dëshmuar, por askush s’mund t’i ketë dy raste pa dëshmuar asgjë. Prandaj, qytetarët e Klinës po e kërkojnë rikthimin e PDK-së, sepse e dinë që zhvillim për Klinën ka vetëm me PDK-në”, ka thënë ai ndër tjerash në Facebook.

Partia Demokratike e Kosovës, aktualisht qeverisë në Ferizaj, Drenas, Kaçanik, Dragash dhe në Shtime. /Shqip.com