Sociedadi arkëton fitoren e dytë – në La Liga
Publikuar:
(27.08.2022 19:31:54)

Një gol, tri pikë.
Real Sociedad ka triumfuar në udhëtim te Elche – me rezultat minimal 0-1.
Golin e vetëm në këtë takim e realizoi Brais Mendez – kur po zhvillohej minuta e 20-të.
Mesfushori spanjoll e pati mundësinë për ta tundur rrjetën përsëri – por në minutën e 35-të nuk e konktreizoi penaltinë.
Përkundër orvatjeve nga të dy skuadra – shifrat mbeten të njëjta deri në fund.
Me këtë fitore – Socidadi ngritet në vendin e pestë të La Ligës – me gjashtë pikë të grumbullura.
Deri më tani – skuadra e udhëhequr nga Imanol Alguacil ka arkëtuar dy fitore, ndërsa është mposhtur një herë.
Në anën tjetër – Elche pozicionohet në vendin e 18-të, me vetëm një pikë./Shqip.com