Teknologji

Snapchati lanson platformën edhe për desktop

Ndryshe nga shumë platforma të tjera të rrjeteve sociale, Snapchat ka qenë i disponueshëm vetëm në telefon që nga fillimi i tij mbi një dekadë më parë.

Por të hënën, kompania lançoi një version të bazuar në ueb.

Qëllimi është t’u jepet përdoruesve lirinë për të shkëmbyer mesazhe midis telefonave dhe kompjuterëve të tyre, duke vazhduar bisedat e tyre në platformë. Por opsioni i ri i desktopit mund të ndihmojë gjithashtu Snapchat ( SNAP ) të përballet me platformën Zoom.

Derisa Snapchat është i njohur për biseda dhe foto që zhduken, të quajtura snaps, thirrjet me video janë bërë një veçori popullore e aplikacionit, sipas kompanisë.

Snapchat tha se aplikacioni i tij pret më shumë se 100 milionë video thirrje çdo muaj me deri në 15 pjesëmarrës secili. Tani, shpreson se shërbimi do të bëhet më i lehtë dhe më i këndshëm për t’u përdorur kur njerëzit t’u bashkohen atyre thirrjeve nga një desktop.

Ashtu si me aplikacionin, versioni ueb i Snapchat hapet drejtpërdrejt në kamerë për të inkurajuar përdoruesit t’u dërgojnë fotografi miqve.

Versioni në ueb nuk do të përfshijë të gjitha veçoritë e aplikacionit në telefon, siç është “Snap Map”.