“Snapchat”, bënë ndryshimin më të kërkuar nga përdoruesit
Snapchat po nxjerr një nga përditësimet e tij më të kërkuara.
Përditësimi më i ri, u jep mundësinë përdoruesve për të ndryshuar emrin apo adresën.
Kjo mund të bëhet pa hapur llogari të re, dhe pa humbur të dhënat e tjera.
Që nga data 23 shkurt, do të mund të përditësojnë emrin e tyre të llogarisë.
Kushti i vetëm është që përdoruesit nuk do të jenë në gjendje të përdorin emrat e përdoruesve që janë përdorur tashmë.
Mirëpo, adresa lejohet të ndryshohet vetëm një herë brenda vitit.
Për të përditësuar emrin e përdoruesit të Snapchat, janë hapat si në vijim.
Prekni ikonën Bitmoji në këndin e sipërm të majtë të kamerës për të shkuar te ekrani i profilit
Zgjidhni “Settings” duke klikuar në këndin e sipërm djathtas të profilit
Prekni ‘Emri i përdoruesit’, pak poshtë ‘Emri’ dhe zgjidhni ‘Ndrysho emrin e përdoruesit’ të shënuar me blu
Më pas klikoni “Vazhdo” në dritaren që shfaqet duke kujtuar se emrat e përdoruesve mund të ndryshohen vetëm një herë në vit
Shkruani një emër përdoruesi të ri dhe shtypni “Next”.