Sllovenia ballafaqohet me njërin ndër zjarret më të mëdha ndonjëherë

Në Pllajën Karstike të Sllovenisë, pranë kufirit me Italinë, një zjarr i madh ka përfshirë më shumë se 2.000 hektarë pyje – ndërsa në pjesën italiane, ka humbur jetën një police, e cila ishte angazhuar vullnetarisht për mbrojtjen e civilëve.
Sipas përllogaritjeve të autoriteteve sllovene dhe raportimeve të mediave, ky është njëri ndër zjarret më të mëdha ndonjëherë në Slloveni.
Zjarri është përhapur nga Italia në Slloveni dhe është vënë në kontroll përkohësisht, por situata është ndërlikuar përsëri.

Sllovenia po ashtu kërkoi ndihmë për të trajtuar zjarret e paprecedentë të pyjeve.
Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së po i siguron Sllovenisë 3 helikopterë zjarrfikës, (një nga Austria, një nga Kroacia dhe një nga Sllovakia) dhe një ekip kroat të zjarrfikësve në pyje, i përbërë nga 4 kamionë dhe 9 zjarrfikës.
Për më tepër, një avion amfib zjarrfikës nga rezervati rescEU i stacionuar në Kroaci është vendosur që nga dje.
Ndryshe, për shkak të valës së vazhdueshme të të nxehtit, rreziku i zjarreve në pyje mbetet shumë i lartë për zona të gjera të Evropës Perëndimore.
Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së (UCPM) është aktivizuar për zjarret në pyje nga katër vende – Portugalia (9 – 18 korrik), Shqipëria (13 – 18 korrik), Franca (në vazhdimësi) dhe Sllovenia (në vazhdim)./SHQIP.com