Skuadrat e mëdha – nuk po interesohen për Isco-n
Publikuar:
(30.07.2022 20:49:02)

Ditët po kalojnë, por situate e Isco-s mbetet e njëjtë: Pa skuadër.
Mesfushori spanjoll i ndau rrugët me Real Madrid – në fund të sezonit të kaluar dhe ende nuk ka vendosur për të ardhmen.
Ani pse është vetëm 30 vjeçar asnjë nga skuadrat e mëdha evropiane nuk ka bërë ndonjë ofertë zyrtare drejtë tij.
Kohë më parë – në mëdiat spanjolle u raportua se ai mund t’i bashkohet Sevillës, ama ende nuk ka asnjë lëvizje.
Në total, Isco ka bërë 353 paraqitje me “Los Blancos”, duke shënuar 53 gola dhe dhuruar 56 asistime.
Kurse, numëron pesë trofe të UCL-së, tre La Liga, katër Botërore të Klubeve, një Copa del Rey, tre Superkupa të Spanjës dhe tre të Europës./Shqip.com