Sport Shqiptar

Skuadra shqiptare mposht ekipin rus në CS:GO

Skuadra shqiptare, Bad News Eagles, e ka fituar ndeshjen e parë në turneun e CS:GO që po mbahet në Bukuresht të Rumanisë.

Ata arritën të triumfonin përballë ekipit rus, Entropiq, për të dalë fitues në fund me rezultat 19:17.

Bad News Eagles nuk e filluan fare mirë ndeshjen, por ata arritën që me përmbysje të rezultatit të mposhtin kundërshtarët.

Bad News Eagles do të luajnë një tjetër ndeshje të enjten mbrëma, por kundërshtari i tyre ende nuk dihet.

Kujtojmë që Entropiq është një nga skuadrat më të mira në botë, pasi ata gjenden në vendin e 14-të në ranglistën botërore të CS:GO.

Skuadra shqiptare, Bad News Eagles, që pas kësaj fitoreje historike të kualifikohet edhe në turneun më të madh të CS:GO, PGL Antwerp Major 2022.