Skuadrat nga Shqipëria e Maqedonia e Veriut mësojnë rivalët në Ligën e Konferencës
Publikuar:
(20.06.2023 15:28:04)

Këtë të martë në Nyon të Zvicrës duke nisur nga ora 15:00 është hedhur shorti i Conference League.
Tirana do të përballet në këtë fazë të kompeticionit me gjeorgjianët e Dinamo Batumit.
Egnatia do të ndeshet me armenët e Ararat Armenia, teksa Vllaznia me ekipin nga Irlanda e Veriut, Lienfieldin.
Ndërkohë, Shkëndija e Tetovës do të përballet në këtë raund me uellsianët e Haverfordwest County, ndërsa Shkupi do të luaj kundra ekipit lituanez të Hegelman.
/Shqip.com