Skenderaj, shpërblehet me 1 mijë € djaloshi që ndihmoi me lopatë gjatë vërshimeve
Publikuar:
(22.02.2023 19:20:04)

Fadil Nura, kryetari i Komunës së Skenderajt, ka takuar djaloshin e quajtur Donart Murati, i cili u bë viral me lopatën e tij, duke u përpjekur që të ndihmojë të tjerët, gjatë vërshimeve që kapluan rajonin e Skenderajt, javë më parë.
Nura e shpërbleu djaloshin me 1,000 euro, si dhe me një mirënjohje.
“E njihni Donartin? Djaloshi hero me lopatë në dorë që po përpiqej pas vërshimeve të pastrojë rrëmujën e krijuar nga fatkeqësia natyrore, për t’u bërë inspirim i ynë dhe frymëzim i shembullit pozitiv se, pas gjithë asaj çfarë na ndodhi, ne bashkërisht do të RINGRIHEMI!”, ka shkruar Nura në rrjetin social Facebook.
/Shqip.com