Sport Ndërkombëtar

Skena gazmore nga “Camp Nou” bën gjiron e botës (VIDEO)

Skena gazmore nga stadiumi “Camp Nou” mbrëmjen e djeshme është bërë hit në rrjetet sociale, ku aktori kryesor është një tifoz i Manchester United, i cili ka provokuar tifozët vendas.

Gjigantët e futbollit botëror, Barcelona dhe Manchester United, zhvilluan një ndeshje fantastike dhe barazuan 2-2 në ndeshjen e parë të 1/16-ave të Europa League.

Përveç fushës, emocionuese ishte edhe në tribunat ku një tifoz i United provokonte tifozët e Barcelonës përmes gardhit mbrojtës, por që më pas sigurisht është penduar për veprimin e tij.

Një video në internet tregon një tifoz të Manchester United duke tallur rivalët e Barcelonës teksa largohen nga fusha. Mirëpo një tifoz vendas e “ndaloi” atë.

Një tifoz i Barcelonës u përkul mbi gardh dhe vodhi kapelën e tij, më pas u largua duke u tallur me mbështetësin e United.

Skena u bë shpejt një hit në mediat sociale dhe fansat po kënaqen me atë që i ndodhi tifozit të skuadrës angleze, me shumë gjasa i dehur.

/Shqip.com