Rozë

Skena dhune në shtëpinë e Big Brother Vip Kosova 2

Tensionet në rritje mes banorëve kanë sjellë gjatë pasdites përsëritjen e skenave të dhunshme.

Këtë herë është përfshirë Shqipja dhe Ganiu.

Pas një diskutimi të ashpër, Shqipja e ka goditur në shpinë Ganiun me në shishe.

Ndaj kësaj ngjarje nuk ka munguar reagimi i prezantuesit të Big Brother Vip Kosova 2, Alaudin Hamiti.

Ai ka paralajmëruar se kjo ngjarje do të diskutohet brenda natës së sotme të spektaklit, por nuk ka dhënë detaje nëse për Shqipen do ketë ndonjë dënim për këtë gjest.

Gjithashtu, publiku është në pritje për të marrë vesh se çka ka ndodhur me Ganiun, i cili është lënduar në krah, por produksioni e as vetë Ganiu, nuk kanë dhënë ndonjë sqarim se si ka ndodhur.

/Shqip.com