Skelet e një ndërtese në Gjilan bien mbi një grua dhe një fëmijë

Një grua dhe një fëmijë kanë mbetur të lënduar si pasojë e rrëzimit të skeleve të një objekti në ndërtim në qendër të Gjilanit.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim në Spitalin e Gjilanit, ka konfirmuar për Shqip.com zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Ndërsa, për gjendjen e tyre shëndetësore kanë folur nga Spitali Rajonal i Gjilanit.
“Gruaja është në emergjencë në Spitalin e Gjilanit, është lajmëruar me dhimbje të kokës dhe të trupit për shkak të shtypjeve pas së rënies së skeleve”.
“Është duke u ekzaminuar dhe do të bëhen edhe ekzaminimet shtesë radiologjike, deri tani është e vetëdijshme dhe e orientuar”, ka thënë ushtruesi i detyrës së drejtorit të këtij spitali, Arsim Emini.
Emini më tej ka njoftuar se fëmija nuk ka marrë lëndime./SHQIP.com