Sport Ndërkombëtar

Skandaloze, fakti që e bën të dyshimtë eliminimin e Gjermanisë

Gjermania është eliminuar pa e kaluar në fazën e grupeve të Botërorit. Një fund që nuk do ta imagjinonte askush.

Gjermanët nuk u mjaftoi fitorja ndaj Kosta Rikës, pasi Japonia e mposhti Spanjën, duke dënuar ekipin e Hansi Flick të renditet në vendin e tretë në Grupin E.

Një makth i vërtetë, me Gjermaninë që eliminohet për herë të dytë radhazi në grupe pas edicionit të 2018. Fansat dukshëm të tërbuar, edhe për një detaj të zbuluar nga Bild.

Sipas raportimeve të gazetës gjermane, federata në fakt kishte rezervuar tashmë një fluturim kthimi përpara ndeshjes vendimtare kundër Kosta Rikës. Një detaj që e bën eliminimin të rëndojë edhe më shumë. Prandaj Gjermania është nisur sot, në orën 14:30, për në Frankfurt.

/Shqip.com