S’ka paqe mes çiftit dhe Shqipes
Publikuar:
(13.01.2024 18:43:41)

Çifti i Big Brother VIP Kosova, Iliriana dhe Adri kanë diskutuar sërish me Shqipen për shoqërinë që e kishin më herët.
Kësaj radhe në diskutim janë përfshirë edhe banorët e tjerë të shtëpisë.
Kurse Shqipja ka thënë se nuk ka bërë asnjë gjë drejt tyre.
Derisa, Adri ia ka përmendur edhe se çfarë i kanë thënë opinionistët dhe se Shqipja nuk ka folur dy ditë ku sipas Adrit e kishte parë se çfarë kishte bërë.
Ndërsa Shqipja i është përgjigjur duke i thënë “i mjeri ti për vete”.
/Shqip.com