Sistemi italian po jep “fryte” tek Shqipëria

Lavdinë më të madhe Kombëtarja Shqiptare e pati nën udhëheqjen e trajnerit italian Gianni De Biasi, me të cilin u kualifikuan në Evropianin e mbajtur në Francë në vitin 2016.
Por, pas largimit të tij u desh kohë e gjatë që ekipi të kthehej në binar.
Pasi, De Biasi u largua, në krye të kqezinjëve erdhi Christian Panucci që kishte pasur një karrierë të bujshme si futbollist, shkuan Shqip.com.
Pannucci, filloi të bënte disa ndryshime në skuadër pasi kuqzinjtë po kalonin nëpër fazën e ndërrimit të gjeneratave, por këto ndryshime nuk patën suksese.
Pas një serie negative të rezultateve ai u shkarkua nga posti i trajnerit, pa arritur që të rikthente mentalitetin fitues në skuadër.
E, pasardhës i tij në pozitën e trajnerit u emërua një tjetër Italian, Edoardo Reja i cili ende drejton “timonin” e skuadrës.
Edoardo, ka sjellë në ekip një rreshtim “klasik” Italian, me tre mbrojtësa në qendër dhe ky rreshtim është duke dhënë rezultate pozitive.
Duke marrë parasysh faktin që ndeshja direkte kundër Polonisë zhvillohet në “Elbasan Arena” , atëherë mund të thuhet lirshëm se Shqipëria ka “në dorë” kualifikimin e saj.
Futbollistë si Armando Broja, Rey Manaj, Marash Kumbulla, po konsiderohen si “gjeneratë e artë”, ndërsa e ardhmja do e tregojë se cili do jetë suksesi i tyre./Shqip.com