Sinjale pozitive nga Ansu Fati

Shumë rekorde mbajnë emrin e tij.
Po e mahniste botën e futbollit – derisa filluan t’i shfaqeshin lëndimet.
Ama – ditë të mira duket që po vijnë për Ansu Fatin.
Sulmuesi spanjoll është në fazën e fundit të rikuperimit nga lëndimi.

Mundo Deportivo shkruan se “sipas parashikimeve të stafit teknik të Xavit , Fati pritet të rikthehet në stërvitje – javën e ardhshme, pas ndeshjeve të kombëtareve”.
19-të vjeçari ka zhvilluar vetëm pesë ndeshje në këtë sezon në La Liga – teksa ka shënuar tre gola.
Ansu – nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje qysh nga 21 janari – kur e lëshoi fushën me lot në sy kundër Athletic Bilbaos.
Në “Camp Nou” – ai vlerësohet si një nga talentët më të mëdhenjë të dalë nga “La Masia” në vitet e fundit.

Fakti që klubi vendosi – që ai të marrë numrin 10-të në fanelë pas largimit të Leo Messit e tregon më së miri se çfarë besimi kanë në të.
Ai ka kontratë me katalunasit – deri në vitin 2027, teksa sipas “Transfermarket” vlera e tij në tregun e transferimeve është 60 milionë euro. /Shqip.com