Lajme

Sindikata e Pavarur e Punëtorëve të Sektorit Privat paralajmëron grevë

Sindikata e Pavarur e Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës kanë paralajmëruar grevë të pashmangëshme nëse nuk përmbushën kërkesat e tyre.

Përmes një konference për media, kryetari i kësaj sindikate, Jusuf Azemi tha se ju është dhënë hapësirë Qeverisë që të ndryshohet kushtëzimi për subvencionim me 50 euro për sektorin publik sepse është i papërballueshëm.

“Ne si Sindikatë e Sektorit Privat të Kosovës, e bëjmë me dije kryeministrin e Kosovës që unë personalisht si kryetar i sindikatës ju kam bërë ftesë shoqatave që të jepin edhe një hapësirë që të mos futemi në grevë. Ne jemi shumë keq, jemi shumë keq me paga si dhe kushtëzimi i Qeverisë për 50 euro është I qëllimshme sepse dihet se kompanitë nuk e kanë këtë fuqi ta bëjnë”, tha Azemi.

Jusufi tha se i bënë thirrje Qeverisë dhe Kurtit se nësë nuk hjekët kushtëzimi atëherë mjetet t’i alokoj ku të dëshirojë sepse kompanitë nuk e kanë fuqinë për ta bërë.

“Por një kërkesë e cila është e pashmangshme e cila nuk guxon të humb kohë është ajo që Qeveria e Kosovës duhet ta hjek kushtëzimin lidhur me kompanitë private dmth me atë që kompanitë private të jepin nga 50 euro duhet të jap edhe ministria 50 euro. Unë bëjë me dije që nëse nuk hjeket ky kushtëzim I themi kryeministrit merri këto mjete dhe alokoi kudo qoftë duke e ditur se pjesa dërrmuese e kompanive nuk e kanë këtë fuqi dhe shpresoj që të mos jetë një mashtrim i radhës”.

Po ashtu, edhe anëtarët e tjerë të sindikatës kërkuan rritje të pagës për sektorin privat si dhe Ligjin për Pagë minimale mendojnë se Kurti do ta lejë deri në fund të mandatit si poenë për vota.

Punëtorët janë të këmbëngulur që të hyjnë në grevë dhe në qoftë se Qeveria nuk i përmbush këto kërkesa, greva është e pashmangshme./Shqip.com