Lajme

Sindikata e Pavarur e Arsimit të Shqipëris i bën thirrje Kurtit dhe Nagavcit që të dialogojnë me sindikalistët

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Arsimit në Shqipëri, Nevruz Kaptell i ka bërë thirrje ministres së Arsimit, Arbërie Nagavcit dhe kryeministrit të Kosovës, Albin urtit që të ulët të dialogoj me mësimdhënësit.

Në një konferencë të përbashkët me SBASHK-un Kaptelli tha se nuk ka asnjë metodë tjetër përveç uljes në tavolinë për të dëgjuar kërkesat e sindikalistëve.

“Kërkesat e arsimtarve i cilësojmë të drejta dhe do t’i bëja thirrje ministres së Arsimit të Kosovës, kryeministrit të Kosovës se nuk ka asnjë rrugë tjetër, nuk ka asnjë metodë asnjë mënyrë tjetër përveç uljes në tavolinën e bisedimeve për të marrë në konsideratë dhe për të vlerësuar dhe diskutuar kërkesat e Sindikatës së Arsimit të Kosovës”, tha Kaptelli.

Kaptelli tha se nuk ka asnjë shtet demokratik që nuk e respekton mendimin e mësimdhënësve.

“Nuk ka ndonjë shtet demokratik në botë që Qeveria nuk respekton mendimet e arsimtarëve madje një Qeveri e përgjegjshme duhet që më së pari nga të gjitha sindikatat e tjera duhët të vlerësoj sindikatat e mësueseve dhe janë të gjithë ata që drejtojnë Qeverinë”.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj ka thënë se për grevën kanë marrur mbështetje nga sindikalistët në Shqipëri dhe Unioni i Sindikatave të Evropës.

Në një konferencë për media së bashku me kryetarin e sindikatave në Shqipëri, Jasharaj tha se kanë marrur letër mbështetëse në emër të 11 milionë anëtarëve nga Unioni i Sindikatave të Evropës si dhe sindikalistët nga Shqipëria kanë ardhur për mbështetje.

“Fatmirësisht ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me Unionin e Sindikatave të Evropës nga të cilët kemi marrur letër mbështetje në emër të 11 milion anëtarëve që nënkupton të gjitha sindikatat e arsimit qe janë në Evropë. Kemi vazhdimisht komunikim të drejtpërdrejtë me vëllezërit tonë nga Shqipëria dhe ata në emër të Unionit të Sindikatave dhe në emër të anëtarësisë së vetë kanë ardhur për të shprehur zërin e mbështetjes dhe solidaritetit”, tha Jasharaj.

Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci ka thënë se SBASHK-u i ka dyert e hapura, por Jasharaj kërkon ftesë me shkrim nga Nagavci për të dialoguar

“Për tu takuar me ne duhet të ketë shkresë, duhet të kemi ftesë dhe orë të caktuar sepse ne nuk jemi në situatë që të shkojmë të MASHTI e të presim me orë të tëra kur jemi duke e përcjell grevën dhe rrjedhjen e saj”.

Jasharaj tha se një letër të tillë janë duke e pritur edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili duhet të ndërrojë qëndrimin ndaj sindikatave.

“Nëse e ka sinqerisht le të dërgoj një letër dhe ne do të shkojmë por një letër të tillë më shumë se kurr po e presim nga kryeministri Kurti i cili duhet ta ndërrojë qëndrimin ndaj sindikatave”.

Kryetari i SBASHK-ut, tha se greva do të vazhdojë sepse kjo grevë është e thirru nga vetë të punësuarit.

Kujtojmë se sindikatat në Kosovës janë në grevë të përgjithshme nga data 25 gusht.

Sipas sindikalistëve, greva nuk do të përfundojë deri sa Qeveria e Kosovës do të reflektojë ndaj kërkesave të tyre ose do të ulët që të dialogoj me ata./Shqip.com