Lajme

Sindikata e Bujqve të Kosovës paralajmëron protestë në rast që nuk subvencionohen

Bujqit

Sindikata e Bujqve të Kosovës, ka paralajmëruar protesta në rast që nuk do të plotësohet kërkesat e tyre për ndihma me subvencione dhe grante.

Kështu ka bërë të ditur kreu i kësaj Sindikate, Tahir Tahiri, në një prononcim për Shqip.com i cili ka thënë se janë të interesuar që bujqit t’i kenë kushtet për veprimtari bujqësore.

“Kërkesat janë të mëdha për protestë ne kemi kontaktuar ministrin, Faton Peci, të hënën dhe ja kemi paraqitur kërkesat tona për të ju dal në ndihmë bujqve, pikërisht për shkak të disa artikujve të cilëve ju ka ngritur çmimi si plehut, farave, naftës e shumë të tjera”, ka thënë Tahiri.

Tahiri pohoi se Ministria e Bujqësisë ka kohë një javë kohë për të realizuar kërkesat e Sindikatës së Bujqve dhe nëse nuk realizohet pas kësaj do të shqyrtohet mundësia e protestës.

“Do të jemi të detyruar edhe pse nuk i tolerojmë shumë protestat sepse e dimë pak situatën dhe nuk mendojmë që krejtësisht është fajtorë Qeveria dhe e dimë situatën ekonomike dhe mundësia e buxhetit të Qeverisë, mirëpo bujqit janë tu bo presion të madh dhe për të mos mu organizuar protesta në mënyrë anarkie na si Sindikat jemi të obliguar patjetër që të organizojmë një protestë”, ka thënë ndër të tjera Tahiri.

Kryetari i Sindikatës së Bujqve, Tahir Tahiri

Ndërsa sa i përket Ligjit të Pagave, Tahiri, ka thënë se njëherë nuk janë të orientuar pasi që fokusi i tyre është tek grantet dhe subvencionet./Shqip.com