Sindi ironizon me ndryshimin drastik të Arjan Konomit
Publikuar:
(08.09.2021 17:03:58)

Tashmë ka rinisur sezoni i ri i “Për’puthen” dhe është bërë prezantimi i dy vajzave dhe djemve që do të jenë pjesëmarrës.
Vajzat e tjera që do të bëhen pjesë e kastit do të prezantohen ditëve në vazhdim.
Vëmendjen më të madhe mund të themi që e mori pamja e opinionistit, Arjan Konomi dhe prezantuesja Bora Zemani.

Ai ngjante dhjetë vjet më i ri me stilin e ri të flokëve që ‘shtroi’ disa dyshime.
I ka mbjellë? Ka vendosur paruke? Apo bëhet fjalë vetëm për një stil ndryshe të flokëve?, ishin disa nga pyetjet drejtuar atij.

E në lidhje me këtë ka reaguar edhe ish-konkurrentja, Sindi Loka e cila ka ironizua më këtë.
“Se me kë më ngjan”, ka shkruar ajo duke iu referuar stilit të ri të flokëve të Konomit./SHQIP.com