Sinani thotë se u ndalua nga policia serbe për shkak se është këshilltare e Kurtit
Publikuar:
(07.08.2023 12:27:53)

Ardita Sinani këshilltare politike e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, për Luginën e Preshevës, ka thënë se është ndaluar në vendkalimin kufitar në Muçibabë, nga policia kufitare serbe për mbi një orë.
Sipas Sinanit kjo ka ndodhur për shkak të postit që e mban si këshilltare e Kurtit.
“Kjo mbase mund të jetë kostoja e të qenurit Këshilltare Politike e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, por sigurisht nuk do të jetë mjeti me të cilin do të heshtet zëri për të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, ka thënë ajo.
Sinani tha se arsyetimi i vetëm që iu dha nga policët kufitarë të Serbisë ishte “Kemi urdhër për ndalimin tuaj dhe nuk mund të të lejojmë ta kalosh kufirin pa marrë pëlqim nga baza”.
/Shqip.com