Sinan Vllasaliu ‘mbulohet’ me para në një dasmë në Amerikë
Publikuar:
(03.10.2021 17:34:48)

Duke qenë se dasmat dhe koncertet nuk po lejohen të mbahen në Kosovë për shkak të masave anti-Covid-19, ftesat për këngëtarët e estradës jashtë kufijve nuk po mungojnë.
Një e tillë ka qenë së fundmi edhe për Sinan Vllasaliun, i cili ka qenë i ftuar për të kënduar në një dasmë në Amerikë.
Gjatë kohës derisa po këndonte këngëtari është mbuluar me para për shkak të atmosferës që ai ka krijuar.
Këtë video e ka publikuar në Instagram bokseri i njohur, Elvir Muriqi.

Ndryshe, Sinan Vllasaliu është një nga emrat më të kërkuar të estradës, i cili është edhe tejet aktiv me projekte muzikore.
Projekti i tij i fundit është “Linda Lida”, i lansuar pesë muaj më parë./SHQIP.com