Sport Ndërkombëtar

Simone Inzaghi vazhdon me Interin deri në vitin 2025

Tashmë është zyrtare: Simone Inzaghi ka zgjatur me një vit bashkëpunimin me Interin, në fakt është firma për rinovimin e kontratës deri në vitin 2025.

Marrëveshja mes palëve, e arritur javët e fundit, është komunikuar mëngjesin e sotëm nga klubi zikaltër, pas një fillimi të kampionatit që e sheh skuadrën në krye të renditjes (së bashku me Milanin, kundërshtari i radhës në rifillimin e kampionatit pas pushimit për kombëtaret) me 9 pikë, rezultat i tre fitoreve ndaj Monzas, Cagliarit dhe Fiorentinës, me tetë gola të shënuar dhe zero të pësuar (Interi është skuadra e vetme në pesë ligat më të mira evropiane që ka mbajtur portën e pastër).

Për trajnerin zikaltër, një pagë 5.5 milionë euro në sezon si pjesë fikse, së cilës duhet t’i shtohen edhe bonuset në bazë të rezultateve të arritura.

Në dy sezonet e para me Interin, Inzaghi fitoi 4 trofe (dy Kupa Italie dhe dy Superkupa Italie), duke i çuar zikaltërit në finalen e Champions League qershorin e kaluar në Stamboll kundër Manchester City-t.

/Shqip.com