Sport Ndërkombëtar

Simeone: Nuk kam shikuar penalltitë, portieri na shpëtoi

Diego Simeone ka analizuar fitoren dhe kualifikimin dramatik ndaj Interit në 1/8 finale të Ligës së Kampionëve.

“Jam i lumtur për lojtarët, për njerëzit. Pas ndeshjes së keqe në Cádiz thashë se nuk mund të kërkonim asgjë, duhej të jepnim gjithçka në mbrëmjen e sotme. Lojtarë dhe tifozë ishin shumë të mrekullueshëm. Ky kualifikim më bën shumë të lumtur”, ka deklaruar ai.

Triumfi ndaj një rivali të madh?

“Interi luan shumë mirë, është një ekip i pabesueshëm. Ka lojtarë shumë të mirë. Sonte Axel, Savic dhe Mario luajtën shumë mirë, bënë paraqitje të shkëlqyer. Nuk u dorëzuam kurrë, sepse e dinim se mund të shkonim në kohën shtesë. Memphis, Correa, Barrios, Riquelme, të gjithë zëvendësuesit bënë mirë”.

Penalltitë?

“Nuk shkoj shumë mirë me to duke i parë, prandaj kësaj here vendosa t’u ktheja kurrizin. Pra, vendosa të mos i shikoj ekzekutimet e tyre nga lojtarët tanë. Portieri ynë e meriton, na ka shpëtuar gjithmonë nga penalltitë. Edhe sonte bëri shumë mirë. Atlético Madridi është një ekip i jashtëzakonshëm, jemi edhe një herë në mesin e tetë më të mirëve të Evropës dhe kjo tregon shumë për klubin. Ne eliminuam një nga më të mirët në Evropë, loja ishte emocionuese”.

Ndonjë mesazh për tifozët?

“E vetmja gjë që iu them është faleminderit. Unë kam qenë në këtë klub prej 12 vitesh dhe ende mendoj njësoj si kur isha ditën e parë, kur mora drejtimin e skuadrës”.

/Shqip.com