Silvio Berlusconi në gjendje të rëndë shëndetësore
Publikuar:
(05.04.2023 23:30:31)

Ish-presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, aktualisht pronar i klubit të Monzës në Serinë A, është shtruar në një klinikë të njohur në Milano, në repartin e kardiokirurgjisë.
Tashmë në moshën 87-vjeçare, Berlusconi ishte në klinikë edhe disa ditë më parë për një kontroll rutinë, teksa mjekët bëjnë me dije se gjendja e ish-kryeministrit është e qëndrueshme për momentin.
Berlusconi është një emër i njohur në politikën italiane, pasi ka qenë për shumë vite kryeministër dhe aktualisht drejton forcën politike “Forza Italia”.
Ndërkohë në botën e futbollit u bë i njohur si president i Milanit për shumë vite, duke fituar një numër të madh trofesh me “kuqezinjtë”.
/Shqip.com