Sport Shqiptar

Silvinho e la në stol, klubi i njohur turk kërkon transferimin e tij e mbrojtësit kuqezi

Ardian Ismajli shpresonte të ishte protagonist në Euro 2024 me fanellën e Shqipërisë, ashtu si kishte qenë gjatë të gjithë eliminatoreve.

Por, trajneri Silvinjo preferoi para tij Arlind Ajetin, duke lënë në të gjitha ndeshjet në stol qendërmbrojtësin kuqezi.

Megjithatë, paraqitjet e Ismajlit me klubin e tij kanë mjaftuar për të tërhequr vëmendjen e klubeve të njohura dhe për të sjellë oferta të rëndësishme për lojtarin, i cili ka kontratë me Empolin.

Mediat italiane bëjnë të ditur se klubi i Beshiktashit është vënë në garë për të siguruar shërbimet e Ismajlit këtë verë.

“Sky Sport” shkruan se trajneri i ri, Xhovani Van Bronkhorst, ka piketuar futbollistin shqiptar si një përforcim të rëndësishëm për prapavijën dhe përfaqësuesit e Beshiktashit do të nisin në ditët e ardhshme bisedimet konkrete me klubin italian për transferimin e tij.

/Shqip.com