Sport Shqiptar

Sigal Prishtina zyrtarizon edhe një transferim

Sigal Prishtina

Basketbollisti Arbër Berisha është transferimi më i ri i Sigal Prishtinës për edicionin e ri, shkruan Shqip.com

Klubi nga kryeqyteti të premten ka zyrtarizuar transferimin e Berishën, i cili ka nënshkuar kontratë një-vjeçare me prishtinasit.

Ai luan në pozitën e qendrës, derisa edicionin e kaluar ishte pjesë e skuadrës turke në kategorin e dytë, Bornova.

Berisha gjithashtu la luajtur edhe për ekipe nga Kosova si Golden Eagle Ylli dhe Peja.

“Basketbollisti kosovar, Arbër Berisha është lojtari i radhës që i bashkohet klubit më të trofeshëm shqiptar. Arbëri luan në pozitën e qendrës”, shkruhet në njoftimin e lëshuar nga KB Prishtina.

Para tij, Prishtina ka konfirmuar edhe transferimin e lojtarëve si: Aolioune Tew dhe Wendell Mitchell, ndërsa ka vazhduar bashkëpunimin me Muhamedali Janjeva dhe Meriton Ismailin./Shqip.com