Sport Shqiptar

Sigal Prishtina përforcohet me amerikanin Parks

Play-makeri amedrikan vjen nga VTB League në Prishtinë.

Amerikani Deondre Parks, 30 vjeçar, i cili luan në pozitat 1 dhe2, është transferimi më i ri i skuadrës kryeqytetase. Parks ka luajtur në elitat e shteteve si: Britani e Madhe, Qipro, Gjeorgji, Finlandë, Kazakistan dhe Hungari.

Në Gjeorgji me Cactus Tbilisi ka luajtur me 20.9 pikë dhe 3.2 asistimesh për ndeshje. Në edicionin 2020/21 u shpall kampion në Finlandë me skuadrën Vilpas, ku regjistroi mesatare prej 14.9 pikë dhe 2.8 asistimesh për ndeshje. Sezonin e kaluar me ZTE në Hungari ka arritur mesatare prej 13.1 pikë, 2.4 kërcime dhe 1.3 asistime për ndeshje. Së fundmi ishte pjesë e skuadrës kampione të Kazakistanit – BC Astana, njëherësh pjesëmarrëse në ligën prestigjioze VTB.

/Shqip.com