Sigal Prishtina eliminohet nga Liga ENBL, mundet në Poloni nga King Szczecin
Publikuar:
(20.03.2023 19:59:18)

Në edicionin e parë të Ligës ENBL, Sigal Prishtina eliminohet në çerekfinale nga skuadra polake, King Szczecin, shkruan Shqip.com.
Sigal Prishtina u mposht me rezultat 87:78 në ndeshjen e dytë të zhvilluar në Poloni.
Pjesa e parë u mbyll në të mirë të Prishtinës me rezultat 42-41.
Takimi i parë në kryeqytet kundër skuadrës polake King Szczecin, kishte përfunduar 64:64, duke bërë që fituesi të vendoset në takimin e dytë.
Prishtinasit kaluan grupin me dy fitore e katër humbje.
/Shqip.com