Art Jetese

Si të pastroni veshkat nga kripa e tepërt 

Veshkat janë përgjegjëse për pastrimin e trupit nga toksinat dhe shëndeti i tyre është i rëndësishëm për mbarëvajtjen e të gjitha organeve.


Ato duhen pastruar rregullisht nga toksinat dhe kripa e tepërt për të garantuar një shëndet të mirë.
Më poshtë do të mësoni si të pastroni veshkat në vetëm 4 hapa jo të vështirë.


Kujdes me kripën
Ushqimet e kripura rrisin tensionin e gjakut dhe shkaktojnë një dëm të madh në veshka.
Ekspertët këshillojnë kufizimin e përdorimit të kripës në ushqime dhe ngrënien e sa më shumë frutave dhe perimeve.


Kujdes me ilaçet
Shumë ilaçe shoqërohen me efekte anësore që manifestohen tek veshkat.
Ekspertët këshillojnë përdorimin e kufizuar të medikamenteve që merren pa recetën e mjekut.
Mos e teproni me përdorimin e barnave kundër dhimbjeve siç është ibuprofeni. Barna të tilla që konsumohen pa fre shkaktojnë një dëm të rëndë në veshka.


Pini shumë ujë
Dehidratimi, sidomos ai afatgjatë, pengon ndjeshëm funksionin e veshkave.
Ekspertët këshillojnë që të pini ujë jo vetëm sa herë keni etje por minimalisht 8 gota ujë në ditë.
Nivelet e rrezikshme të dehidratimit dallohen tek ngjyra e urinës e cila tregon se sa më e errët të jetë, aq më të dehidratuar jeni.


Ushqimet janë shumë të rëndësishme për shëndetin e veshkave.
Ekspertët thonë se një regjim i shëndetshëm dhe i ekuilibruar është një aspekt i rëndësishëm i shëndetit të veshkave.


Shalqini është një frut i rëndësishëm për shëndetin e veshkave.
Ai është i pasur me ujë dhe ndihmon në eliminimin e toksinave nëpërmjet urinës.
Frutat e pyllit në veçanti boronicat e kuqe janë të domosdoshme për pastrimin e veshkave nga toksinat.
Farat e kungullit përmbajnë shumë antioksidantë të cilat përmirësojnë funksionin e veshkave.
Ato duhen konsumuar rregullisht por jo në sasi të mëdha.

/Shqip.com