Art Jetese

Si të kujdeseni për të pasur kocka të forta në çdo moshë

Kocka të forta dhe trup në formë janë dy elementë kryesorë të një jetese të shëndetshme.

Me kalimin e moshës, njeriu humbet gjithnjë e më shumë nga dendësia kockore.

Një gjë e tillë mund të nxisë ose përshpejtojë sëmundjen e osteoporozës e cila manifestohet me fraktura që më pas shkaktojnë paaftësi fizike tek njeriu.

Lajmi i mirë sipas ekspertëve është se osteoporoza apo reumatizma nuk është një pjesë e pandashme e plakjes dhe nëpërmjet disa hapave të caktuar, njeriu mund të mbajë kockat të shëndetshme e të forta.

Në këtë do të mësoni gjithçka ju nevojitet që të përkujdeseni për kockat pavarësisht moshës.

Kalciumi dhe Vitamina D

Kalciumi është shumë i rëndësishëm për kockat ndërsa vitamina D ndihmon në përthithjen maksimale të tij.

Këto ushqyes përbëjnë shtyllat kryesore të një skeleti të shëndetshëm e të fortë.

Ekspertët rekomandojnë që të rriturit të marrin 1,000 mg kalcium në ditë ndërsa gratë pas menopauzës duhet të marrin 1,200 mg kalcium në ditë, shkruan Agroweb.

Sa i përket vitaminës D, të rriturit kanë nevojë për 600 njësi ndërsa të moshuarit mbi 70 vjeç kanë nevojë për 800 njësi.

Ushqyerja e duhur

Kalciumi dhe vitamina D nuk janë të mjaftueshme për ruajtjen e shëndetit të kockave.

Roli i tyre plotësohet falë ushqyerjes së duhur me fruta, perime, arrorë, fara, yndyrna të shëndetshme e drithëra të plota.

Përpos tyre, ekspertët rekomandojnë shmangien e ushqimeve të përpunuara dhe përzgjedhjen e sa më shumë drithërave të plota.

Aktiviteti fizik

Aktiviteti fizik është shumë i rëndësishëm për shëndetin e kockave.

Ushtrimet më efikase janë ato që përfshijnë peshat por jo tepër të rënda.

Njerëzit që kanë pësuar fraktura duhet të shmangin kërcimin, ngjitjen e shkallëve, kërcimin e të tjerë.

/Shqip.com