Art Jetese

Si të forconi kockat në mënyrë natyrale, kujdesi që ju duhet

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit.

Gjithsesi për shumë njerëz mbeten një shqetësim kryesor që ndikon jetën e përditshme.

Sëmundje si artirti, dhimbja e shpinës apo pjesë të tjera të trupit janë shumë të përhapura që ndikojnë në jetën e përditshme.

Si gjithnjë ushqimet dhe stili i jetesës janë zgjidhja më e mirë për të përballuar çdo shqetësim të organizmit.

Hani perime

Frutat dhe perimet janë nga burimet më të mira të vitaminës C, e cila stimulon prodhimin e qelizave që formojnë kockat dhe mbron kockat nga dëmtimi.

Studimet tregojnë gjithashtu se konsumimi i shumtë i perimeve në dietën tuaj rrit dendësinë minerale të kockave.

Qepa në veçanti, zvogëlon rrezikun e frakturave në 20%, kundrejt personave që nuk konsumojnë kurrë qepë.

Më shumë kalium

Kaliumi është miku më i mirë kur bëhet fjalë për mbrojtjen e shëndetit të kockave tuaja.

Aftësia e tij për të neutralizuar acidet metabolike që shkatërrojnë kockat është e jashtëzakonshme.

Më pak alkool dhe kafeinë

Nisja e ditës pa kafeinë mund të duket si një mision i pamundur, por nëse doni të mendoni për shëndetin e kockave tuaja duhet të hiqni nga kjo substancë.

Studimet tregojnë se pirja e 3 ose më shumë filxhanëve me kafe në ditë zvogëlon thithjen e kalciumit nga trupi  gjë që mund të ndikojë negativisht në densitetin e kockave tuaja, shkruan agroweb.

Alkooli bën gjithashtu të njëjtën gjë për organizmin tuaj prandaj provoni të konsumoni ndonjë çaj bimor ose më shumë lëng frutash.

Merruni me aktivitet fizik

Ushtrimet fizike janë kryesore për të ndërtuar kocka të forta. Vrapi, ecja apo sportet në përgjithësi që përfshijnë stërvitje rezistente siç janë palestra e ushtrimet e peshës mund të jenë një alternativë e mirë.

Merrni Vitaminë D

Vitamina D funksionon paralelisht me kalciumin për zhvillimin e shëndetit të kockave dhe kur këto të dyja mungojnë mund t’i më shumë dëm sesa të mirë për shëndetin tuaj.

Një mënyrë e shkëlqyeshme për të luftuar mungesën tuaj të vitaminës D është të bëni një shëtitje në diell.

Pini qumësht

Këshilla e përhershme, konsumoni qumësht për të përfituar më shumë kalium. Qumështi është një burim i shkëlqyeshëm i kalciumit që është një nga përbërësit kryesorë në ndërtimin e kockave më të forta.