Art Jetese

Si ta dalloni që jeni dehidratuar? Shenjat e para që ju jep trupi

Hidratimit i duhur është thelbësore për shëndetin e mirë të përgjithshëm. Pa ujë, qelizat nuk mund të funksionojnë dhe kjo është arsyeja pse njerëzit mund të mbijetojnë vetëm disa ditë pa lëngje.

Fatkeqësisht, shumë të rritur dhe fëmijë nuk konsumojnë mjaftueshëm lëngje, gjë që mund të çojë në dehidratim kronik. Probleme shëndetësore si diarreja, të vjellat dhe djersitja e tepërt mund të çojnë në dehidratim akut ose afatshkurtër.

Dehidratimi mund të ndikojë negativisht në shumë aspekte të shëndetit dhe madje të jetë kërcënues për jetën në raste të rënda, kështu që është e rëndësishme të njihni shenjat e mundshme të dehidratimit te fëmijët dhe të rriturit.

8 shenja që tregojnë se jeni të dehidratuar (për të rriturit)

Lodhje

Urinë në ngjyrë të errët dhe sasi e pakët ruine

Lëkurë e thatë, ulje e elasticitetit të lëkurës dhe buzë të çara

Dhimbje koke

Marramendje

Ndjesi rrahjeje ose rrahje të parregullta të zemrës

Presioni i ulët i gjakut

Përqendrimi i dobët dhe ndryshim i gjendjes mendore

Shenjat e dehidratimit tek foshnjat dhe fëmijët

Urinim më pak i shpeshtë (më pak se gjashtë pelena të lagura në ditë për foshnjat)

Luajnë më rrallë

Më pak lot kur qajnë

Gjuhë dhe buzë të thata

Diarre ose kapsllëk, në varësi të shkakut të humbjes së lëngjeve

Nëse ju ose fëmija jeni të dehidratuar, është e rëndësishme të zëvendësoni lëngjet e humbura me ujë ose pije të tjera si pijet me elektrolite.

Konsumimi i ushqimeve që përmbajnë shumë lëngje, si supë dhe fruta, mund të ndihmojnë gjithashtu në parandalimin e dehidratimit. Nevojat për hidratim ndryshojnë shumë dhe varen nga faktorë si nivelet e aktivitetit, pesha trupore, statusi i shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji dhe mjedisi.

Njerëzit që jetojnë në klimat e nxehta zakonisht kanë nevojë për më shumë ujë, ashtu si gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë fëmijët me gji.

Nëse nuk jeni adhurues i ujit të thjeshtë, mund ta bëni më të shijshëm duke hedhur në enë fruta të freskëta, lëng limoni ose nenexhik.