Si po shkon “aventura” e Dybalas në Romë?
Publikuar:
(30.08.2022 09:39:03)

Në Romë u prit si “mbret”.
Ka dhuruar ca shkëndija shkëlqeimi në fushën e gjelbër, gola nuk ka shënuar, ama asistoi një herë.
Asistimi ishte i veçantë për dy arsye: – sepse e dhuroi pikërisht ndaj ish-skuadrës, Juventusit dhe ishte i 50-ti në total – në Serie A.
Pas tri xhirove të zhvilluara – ai së bashku me romakët kanë grumbulluar shtatë pikë – aq sa kanë gjashtë pozitat e para në elitën e futbollit italian.
Transferimi i Dybalas bëri bujë të madhe dhe theu edhe rekord me fanella të shitura për 24 orë ( mbi 500 mijë – për 24 orë).
Argjentinasi – në shtatë vitet e fundit ka qenë pjesë e Juventusit, teksa me Romën ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 2025./Shqip.com