Sport Ndërkombëtar

Shumë shanse, asnjë gol

Villarreal-Barcelona

Në “Estadio de la Ceramica” është duke u zhvilluar një derbi i vërtetë.

Villarreali dhe Barcelona po barazojnë pa gola, pas 45 minutave lojë, shkruan Shqip.com.

Katalunasit e kishin posedimin dhe rastet, por nuk e gjetën rrugën për te goli.

Skuadra  e udhëhequr nga Xavi Hernandez ështu duke sulmuar gjatë tërë kohës, por Memhis Depay ishte i pasaktë përballë Gerónimo Rulli-t.

https://twitter.com/frenchfries4l/status/1464694519664758787?s=20
Shansi i humbur nga Depay

Sulmuesi holandez lëshoi dy mundësi të arta, ndërsa një shancë të mirë për shënim nuk e shfrytëzoi as Gavi.

Në anën tjetër, Villarreali janë duke rrezikuar portën e Ter Stegen me anë të kundërsulmeve.

Të drejtuar nga Unai Emery “nëndetësja e verdhë” ishte afër të shënonte me anë të Pedraza-s, por fati nuk ishte në anën e tyre.

Me rezultatin aktual, Barca mbetet në vendin e shtatë në La Liga, me 21 pikë të grumbulluara.

Kurse, Villarreali pozicionohet në vendin  e 11-të, me katër pikë më pak. /Shqip.com