Lajme

Shtyhet raportimi i Bislimit në Komisionin për Integrime Evropiane

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi

Ka dështuar të mbahet raportimi i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, në Komisionin Parlamentar për Integrim Evropian.

Për shkak të mungesës së koordinimit të anëtarëve për disa pika të rendit të ditës, ky raportim është shtyrë për javën e ardhshme.

Edhe Bislimi ka qenë i pajtimit që kjo mbledhje të shtyhet. Ndërsa, sa i përket temës së fondeve të IPA-s tha se është i gatshëm që këtë temë ta trajtojnë javën tjetër.

“Unë vlerësoj harmoninë për sa i përket kalimit të pikave për integrime evropiane dhe jeni të interesuar ta vazhdojmë bashkëpunimin”.

“Projekti ka dozë të ngutisë jam i gatshëm të njëjtën temë ta trajtojmë të premten e ardhshme”.

“Mendoj që tema kish mundur të trajtohet por e kuptoj insistimin e partive opozitare të ketë harmoni për projektet që kanë të bëjnë me marrëveshjen financiare ndërkombëtare”, u shpreh ai para deputetëve.

Ndërkaq, me 11 tetor është mbajtur mbledhja e dytë e Këshillit Ministror për Integrim Evropian, mbi Planin e Veprimit për zbatimin e Agjendës për Reforma Evropiane ERA II, ku i pranishëm ishte edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili kishte theksuar se me zbatimin e kësaj agjende do të përmirësohet funksionimi i institucioneve kosovare./SHQIP.com