Lajme

Emrat e kandidatëve për zgjedhjet lokale, shtyhet për dy orë mbledhja e Kryesisë së PS

Selia e Partisë Socialiste

Partia Socialiste do të mbledhë ditën e sotme Kryesinë në selinë e tyre në kryeqytet për të vulosur përfundimisht emrat e kandidatëve për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Mbledhja e cila supozohet të niste në orën 17:00 është shtyrë me dy orë të tjera për shkak të axhendës së kreut të partisë, njëkohësisht dhe kryeministrit të vendit Edi Rama.

Ai shtoi më tej se thelbi i mbledhjes është vendosja përfundimtare e 61 kandidatëve për kryetarë bashkie, por megjithatë është vetëm formale sa i përket kandidaturave për të cilat janë zhvilluar vazhdimisht mbledhje dhe takime në muajt e kaluar.

Kujtojmë se, pas 1 muaji në Shqipëri do të mbahen zgjedhjet lokale, ku opozita e ka formuar një bosht që do provoj të përmbys bashkitë ku qeverisë Partia Socialiste.

/Shqip.com