Lajme

Shtyhet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Kryesia e Kuvendit.

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, e paraparë të mbahet të hënën me fillim nga ora 11:00, është shtyrë, transmeton Shqip.com.

Sipas njoftimit të Kuvendit, kjo mbledhje do të mbahet në një ditë tjetër.

“Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, e paraparë për sot në orën 11:00, shtyhet për një ditë tjetër”, thuhet në kumtesë.

Në këtë mbledhje që pritej të mbahej më 8 nëntor, në rend dite do të ishin katër pika të papërfunduara nga seancat e kaluara plenare.

Ndërkohë pritet të caktohet data e seancës së re plenare, ku në rend dite do të jetë debati parlamentar mbi veprimet e Qeverisë për alternativat e diversifikimit të energjisë dhe Projekti i Gazit me MCC. /Shqip.com