Art Jetese

Shtrëngimet në kraharor, pse ndodhin dhe trajtimet natyrale

Të shumtë janë ata njerëzit që vuajnë nga dhimbjet e forta në kraharor.

Këto dhimbje nxiten kur muskuli i zemrës nuk furnizohet mjaftueshëm me oksigjen.

Njerëzit që përjetojnë këto dhimbje thonë se kanë shtrëngim, ngushtim, jo vetëm në kraharor por edhe në shpinë.

Shtrëngimet në kraharor, simptomat dhe kurat

Kjo sëmundje shoqërohet me dhimbje abdominale, të shpinës, qafës, nofullës dhe supeve.

Simptoma të tjera janë: të përzierat, lodhje, vështirësi në frymëmarrje, djersitje dhe marramendje.

Duhanpirja, diabeti, kolesteroli, tensioni i lartë i gjakut, jeta sedentare dhe problemet e trashëgueshme familjare janë faktorë rreziku.

Ju mund të përdorni disa kura ose produkte që gjenden lehtësisht në shtëpi për të zhbllokuar arteriet dhe zbutur frekuencën e këtyre dhimbjeve.

Hudhra

Hudhra është një prej kurave më të mira në shtëpi kundër dhimbjes në kraharor.

Shkencëtarët thonë se konsumi i rregullt i hudhrës vonon dhe parandalon sëmundjet kardiovaskulare.

Hudhra ul kolesterolin dhe i mban enët e gjakut të pastra, duke mundësuar furnizim të pasur të zemrës me oksigjen.

Xhenxhefili

Xhenxhefili ul kolesterolin dhe mbron enët e gjakut nga dëmet e shkaktuara prej tij.

Kur prekeni nga dhimbja në kraharor, pini një gotë me çaj xhenxhefili.

Për këtë ju duhen: 1 lugë gjelle me xhenxhefil të grirë në një filxhan me ujë të ngrohtë.

Lërini së bashku për 5 minuta dhe më pas kullojeni.

Speci djegës

Speci djegës lufton inflamacionin dhe rregullon qarkullimin e gjakut.

Shtoni gjysmë ose  një lugë të plotë çaji me spec djegës pluhur në një gotë me qumësht ose lëng frutash.

Pijeni dhe dhimbja do të ikë për pak minuta.

Borziloku

Borziloku përmban magnez dhe përmirëson qarkullimin e gjakut duke qetësuar enët dhe muskulin e zemrës.

Antioksidantët parandalojnë akumulimin e kolesterolit.

Nëse keni dhimbje në kraharor, përtypni 8-10 gjethe të freskëta borziloku ose pini një gotë me çaj borziloku.

Ju mund të pini nga një lugë çaji me lëng borziloku bashkë me një lugë mjaltë çdo ditë me stomak bosh.

Bajamet

Bajamet janë të pasura me acide yndyrore polio-të-pangopura që ulin kolesterolin dhe mirëmbajnë zemrën.

Përzieni sasi të barabarta të vajit të bajames dhe vajit të trëndafilit dhe lyejeni kraharorin.

Përpiquni të konsumoni një grusht bajame në ditë për të mbajtur larg sëmundjet e zemrës.

Acidet yndyrore Omega-3

Konsumoni më shumë ushqime të pasura me acide yndyrore omega-3.

Hani dy ose tre racione me peshk si ton, troftë, salmon, sardele, skumbri në javë.

Konsumoni edhe farat e linit, chia, arrat, sojën, kungullin e verdhë dhe vaj ulliri.