Shtetet e kualifikuara për finalen e Eurovisionit nga gjysmëfinalja e parë
Publikuar:
(10.05.2023 08:26:25)

Edicioni i 67-të i Eurovisionit, nisi të martën në Liverpool.
Festivalin e nisi artistja nga Kosova, Rita Ora, e cila ishte e ftuar speciale, me këngën “Praising You”.
Rita ishte e rrethuar nga balerinë në skenë, të cilët dhanë një mesazh paqeje për Ukrainën.

Në gjysmëfinalen e parë të Eurovisionit, finalistë janë zgjedhur: Zvicra, Norvegjia, Kroacia, Moldavia, , Finlanda, Çekia, Izraeli, Portugalia, Suedia dhe Serbia.
Gjithashtu, pjesëmarrës ishin edhe Irlanda, Malta, Letonia, Azerbajxhani dhe Holanda.
Shqipëria këtë vit përfaqësohet nga Albina dhe Familja Kelmendi me këngën “Duje”.
Albina do të përformojë më 11 maj, Do të performojnë të enjten, në natën e dytë gjysmëfinale.
/Shqip.com