Shtetasit gjerman i konfiskohet thika në Aeroportin e Prishtinës
Publikuar:
(01.11.2022 10:19:08)

Policia e Kosovës të hënën ia ka konfiskuar një shtetasi gjerman një thikë.
Sipas tyre, thikë është gjetur gjatë kontrolles në valixhe.
“Aeroporti i Prishtinës 31.10.2022 – 09:15. Njësitë policore gjatë kontrollit në valixhen e të dyshuarit mashkull shtetas i Gjermanisë kanë gjetur dhe konfiskuar një armë të ftohtë (thikë)”.
Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
/Shqip.com