Lajme Botë

Shtëpia e Bardhë do të “zvogëlojë tensionin” pas deklaratës së Putinit për armë bërthamore

Shtëpia e Bardhë dëshiron të “reduktojë retorikën dhe të depërshkallëzojë” pasi presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi që forcat e parandalimit të vendit, të cilat përfshijnë armët bërthamore të vihen në gatishmëri të lartë.

“Ne e kemi parë këtë sjellje nga Presidenti Putin gjatë muajve të fundit dhe madje edhe më parë, ku ai prodhon kërcënimin për të justifikuar një veprim më të madh agresiv”, tha për MSNBC sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki.

“Rusët,  përfshirë presidentin Putin si udhëheqës i Rusisë, janë zotuar të ndërmarrin hapa për të reduktuar kërcënimet bërthamore”, shtoi ajo. “Të gjithë e dinë se kjo nuk është një luftë që mund të fitohet”, raporton CNN.

Psaki tha se SHBA ka “përgatitjet e veta”, “aftësinë dhe kapacitetin e vet për të mbrojtur Shtetet e Bashkuara”, por nuk ka ndryshuar nivelet e alarmit.

“Ne nuk kemi ndryshuar alarmet tona, dhe nuk kemi ndryshuar vlerësimin tonë në atë front, por duhet të jemi shumë të qartë në lidhje me kërcënimet”, tha ajo. “Ajo që ne duam të bëjmë tani është të reduktojmë retorikën dhe të depërtojmë.”

Presidenti amerikan Joe Biden do të flasë për situatën në Ukrainë gjatë fjalimit të tij për Gjendjen e Bashkimit të martën, konfirmoi ajo.